Analistët skeptikë për takimin Kurti-Vuçiç: As këtë radhë nuk do të ketë diçka konkrete

2 Shtator 2023, 15:22| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 15:24

  • Share

 

Mundësia për përparim në takimin e radhës të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç më 14 shtator në Bruksel, është minimale, thonë analistët politikë të cilët e shohin këtë takim me skepticizëm.

Analisti politik, Arton Demhasaj tha se nuk pret që takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, të prodhojë diçka konkrete për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

“Nuk pres që takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç të prodhojë diçka konkrete për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Palët do të vazhdojnë të mbajnë qëndrimet paraprake s’do të ketë lëvizje përpara”, tha Demhasaj.

Demhasaj shprehet optimist se nëse do të ketë presion më të madh nga aleatët ndërkombëtarë, SHBA-ja dhe BE-ja, do të jetë e mundur që para zgjedhjeve në këto dy shtete që do të mbahen vitin e ardhshëm, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Analisti tjetër politik, Dorajet Imeri e sheh më të zymtë situatën e nuk pret progres në dialog pa u shpallur zgjedhjet në veri.

Kurti dhe Vuçiç u takuan për herë të fundit më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga popullata lokale serbe. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?