Analistët: Partitë e vogla nuk po mbështesin Bashën, Meta po spostohet nga PD (VIDEO)

28 Maj 2020, 09:45| Përditesimi: 28 Maj 2020, 10:28

  • Share

Aleatët duket se e kanë braktisur në rrugën që ka ndërmarrë së fundi Basha.

Për analistin Ben Andoni, partitë e vogla nuk po e mbështesin kryetarin e Partisë Demokratike në përpjekjet për të arritur qëllimin final:  zgjedhje të parakohshme.

“PD realisht po bën lojën e vet, dhe duhet të bëjë lojën e vet, sepse kur përballet në zgjedhje, është ajo që përballet me PS dhe jo partitë e vogla. Këto të fundit duan të nxjerrin sa më shumë që të munden në kurrizin e Partisë Demokratike. Praktikisht kjo e fundit ka filluar zgjedhjet, ka filluar fushatën e saj", tha Andoni.

Ndërkombëtarët i sheh në anën e kryedemokratit, ndërsa për reformën zgjedhore shprehet skeptik.

“Basha gjithmonë ka luajtur mirë me ndërkombëtarët, i njeh më mirë ato, është i kujdesshëm që ta lehtësojë sepse e di që jemi të varur prej tyre. Dhe zotit Basha i nevojitet çdo ndihmë e tyre, dhe kur të afrohet vetë ambasadorja për ndihmë nuk mund ta hedhësh poshtë, siç bëri Meta” , shprehet Andoni.

Përsa i përket reformës në drejtësi, analisti Andoni mendon që është një çështje që sërish e ndan opozitën. 

“Partitë më të vogla dhe më skajore janë të interesuara, u pëlqen që në vend të ketë një aksion të tillë, kurse partive kryesore u intereson ta mbyllin, sepse janë të varura nga ndërkombëtarët", deklaroi analisti Andoni.

I vetëm në rrugën e tij politike duket se është edhe presidenti Meta. Për analistin Mentor Kikia kreu i shtetit po del jashtë loje.

"Nëse do ketë një qetësim ujërash, do të duhet që mazhoranca të ketë futur në sirtar procedurën e shkarkimit të Metës. Kur presidenti nuk do jetë në proces për shkarkim do ulen gjakrat, do jetë më i butë. Nëse konfliktet do vazhdojnë, nën rrogoz fletët e vjetra nuk janë grisur por janë mbuluar për momentin. Ajo që shikohet, është një spostim i Metës nga Partia Demokratike dhe lidrshipi I tij", tha Kikia.

Shprehin siguri se komunikimet në trinomin President, kryeministër dhe kreu i opozitës kanë qenë të vazhdueshme.

“Unë besoj se edhe sikur të mos jenë ulur, i kanë kontaktet e gjalla me njëri tjetrin, sepse do i duhet për mbijetesën e tyre politike, sidomos pas asaj që do të ndodhë kur të përfundojë reforma në drejtësi”, shprehet Andoni.

“Mesa duket u hoq dorë dhe u kthyen te hullia e vjetër, ku i gjithë problemi që duht të ishte zhdukur me ndryshime të mëdha dhe jo me marrëveshje të vogla të fshehta si këto” përfundon Kikia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?