Familjarët e Mateos së vogël, të errësuar nga dhimbja e madhe e vrasjes makabre të djalit të tyre të vogël, "pushtuan" sot Gjykatën e Fierit, ku kërkonin përballjen me vrasësin, Klodian Çalamani. Mirëpo mes këtyre tensioneve ka pasur edhe një episod tjetër, frikën që pësuan qytetarët e tjerë që ishin në këtë gjykatë, të cilët nuk po e kuptonin se çfarë po ndodhte. Në foton e Report Tv, shihet teksa në momentin që familjarët thyen derën e Gjykatës dhe u futën brenda, një zonjë së bashku me vajzën e saj struken në një cep, të dyja bashkë të përqafuara.
Lajmi kryesor:
Vrasja e Mateos, Klodian Çalamani izolohet në burgun e Vlorës nga frika e një sulmi në atë të Fierit! Tensione gjatë seancës gjyqësore, familjarët: Të varet, t'i marrim hakun çunit
B.K./ReportTv.al