Amvisa Dibrane gatuan Birjan me jufkat e Dibrës në studion e “Rreze Dielli”

3 Mars 2023, 11:51| Përditesimi: 3 Mars 2023, 11:53

  • Share

Birjan me jufkat e Dibrës

Përbërësit:

  • 1 pulë e vogël
  • 500 gr jufka dibre
  • 2 qepë mesatare
  • 1 lgj kripë
  • 1 lgj salcë koncentrat
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 litër buljon pule
  • 1 koncentrat kubik
  • Piper i kuq pluhur
  • Piper i zi kokërr

Përgatitja:

Marrim pulën dhe e ndajmë në copëza. Qepën e grijmë imët dhe e kaurdisim së bashku me racionet e pulës në gjalpë. Më pas shtojmë 1 lugë salcë koncentrat dhe rreth 1 litër ujë dhe e lemë pulën të ziejë.

Ndërkohë jufkat i vendosim në një tavë, i spërkasim me pak gjalpë dhe i vendosim në furrë për rreth 10 minuta sa të marrin pak ngjyrë duke i përzier herë pas here që pjekja të bëhet e njëtrajtshme.

Rregullojmë shijen e pulës me kripë, piper të kuq dhe piper të zi kokërr. Largojmë jufkat nga furra dhe hedhim 2- 3 garuzhde lëng pule. I trazojmë për 2 minuta sa jufkat të zbuten pak dhe më pas shtojmë pjesën tjetër të buljonit si dhe racionet e pulës. I vendosim jufkat me pulë në furrë të nxehtë në 180 gradë Celsius për rreth 15 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?