Amsterdam

Amsterdami merr masa për të frenuar turizmin dhe ndotjen, ndalon anijet e lundrimit për vizitorët e huaj

21 Korrik 2023, 09:21| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 09:27

  • Share

Amsterdami ka ndaluar qarkullimin e anijeve të lundrimit, pasi kryeqyteti holandez po përpiqet të kufizojë numrin e vizitorëve dhe të frenojë ndotjen. Kjo do të thotë se terminali qendror ku ankorohen anijet do të mbyllet.

Kryeqyteti holandez po përpiqet të kufizojë numrin e vizitorëve dhe të frenojë ndotjen gjatë sezonit turistik, duke mbyllur kështu terminalin qendror të lundrimit në Amsterdam.

Anijet e lundrimit ishin kthyer në një simbol të problemit të mbiturizmit në kryeqytetin holandez dhe masat që mori qeveria u mbështetën nga një pjesë e madhe e shoqërisë.

Amsterdami është bërë viktimë e popullaritetit nga turistët, duke tërhequr 20 milionë vizitorë në vit.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?