Amnistia, zv.drejtori i Burgjeve: Dalin nga burgu 572 persona, shteti ‘fut në xhep’ më shumë 5 mln euro

7 Nëntor 2023, 20:19| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 20:41

  • Share

572 të dënuar pritet të përfitojnë nga amnistia, në projektligjin që tashmë është bërë gati nga ministria e Drejtësisë.

Në një intervistë për emisionin ‘Frontline Intervew’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, Femi Sufaj, zv.drejtor i Burgjeve, tha se përmes kësaj amnistie, përfitojnë dhe përjashtohen nga vuajtja e dënimit, burrat e dënuar me 3 vjet ose më pak, për dënime të dhëna deri më 20 qershor 2023, ndërsa gratë përfitojnë deri në 4 vite dënim.  

‘Është menduar që përfituesit nga kjo amnisti ta kalojnë Vitin e ri pranë njerëzve të tyre të dashur.  Ky draft bazohet në filozofinë e human tetin.  Kriteret përfituese janë orientuar drejt veprave me rrezikshmëri të ulët shoqërore. Për burrat është parashikuar për ata që janë dënuar, deri në 3 vite dhe për gra dhe të mitur deri në 4 vite.’- tha Sufaj.

Ndërkohë nga lirimi i tyre shteti do të kursejë rreth 5 mln euro.

‘Kursejmë për një vit rreth 5 mln euro. Vetëm nga lirimi i këtyre personave impakti është 5 mln euro nga përllogaritjet.’- tha Sufaj.

Nuk përfitojnë zbritje të dënimit, të dënuarit me burgim të përjetshëm, vendimi të dhëna nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

‘Nëse kanë qenë subjekte të SPAK-ut nuk përfitojnë. Duhet të stimulohet drejtësia dhe organet e reja të drejtësisë.’- tha Sufaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?