Amnistia, Zef Preçi: Nuk ‘mbush’ arkën e shtetit, vendim politik (VIDEO)

2 Mars 2020, 14:56| Përditesimi: 2 Mars 2020, 15:10

  • Share

Legjitimimi i pasurive të padeklaruara për ekspertët i hap rrugë futjes në sistemin bankar edhe të parave të pista. Eksperti Zef Preçi teksa komenton amnistinë e re fiskale thotë se ekonomia shqiptare nuk ka terren për një vendim të tillë pasi, ka nivel të lartë informaliteti dhe dekurajon qytetarët për të paguar taksat.

Sa është i mirë legjitimimi i kapitaleve që vijnë nga puna e ndershme por për arsye të ndryshme nuk janë paguar në kohë, aq është edhe e dëmshme dhe e rrezikshme. Një ekonomi që ka volumin më të madh të parave jashtë kanaleve bankare në 20 vitet e fundit, një ekonomi që ka 30-50% nivel informal, nuk ka terren të mjaftueshëm për të kryer amnisti fiskale. Çfarëdolloj amnistie në thelb dekurajon qytetarët dhe bizneset për të paguar taksat, njëkohësisht krijon terren të favorshëm për të legjitimuar investimet e rrezikshme”, u shpreh Preçi.

Preçi sjell në vëmendje edhe amnisti të kryera më parë, të cilat sipas tij nuk kanë rezultuar efektive. Për ekspertin tashmë duhet menduar për përmirësimin e klimës së biznesit dhe jo për vendim të tilla politike.

Janë kryer jo një por disa amnisti të cilat në thelb kanë ndikuar negativisht, dhe nuk kanë ndikuar një mbushjen e arkës së shtetit. Pra, një aspekt është mbushja e arkës së shtetit, e cila nuk është mbushur as kur në prag fushate janë falur gjobat dhe kamatëvonesat për tatim taksat e papaguara, për detyrimet e sigurimeve shoqërore apo falja e detyrimeve të papaguara të dritave”, deklaron eksperti.

Ndër të tjera eksperti shprehet se një vendim i tillë vështirë se do të sjellë përmirësim ekonomik, punësim dhe investime të reja. Pjesë e amnistisë së kapitalit nuk do të bëhen disa kategori si personat me të shkuar kriminale, gjyqtarë prokurorë apo zyrtarë të lartë si politikanët.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?