Amnistia dhe reforma zgjedhore, Basha ironizon Rithemelimin: Janë rimorkio e urbanit të prishur të Edi Ramës

4 Maj, 11:15| Përditesimi: 4 Maj, 12:02

  • Share

Kreu i PD-së, Lulzim Basha mori pjesë sot në një takim me Kuvendin Zgjedhor të degës nr.3 në Tiranë.

Basha në fjalën e tij u ndal tek amnistia e miratuar në parlament mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste. Basha thotë se ata miratuan amnisti për të korruptuarit dhe jo për protestuesit. 

'E zvaritën sa e zvarritën amnistinë derisa një ditë të bukur thanë ejani të bëjmë amnistinë, sepse brenda kishin futur atë që në gjuhën popullore quhet “mishi i dhisë”. Amnisti me mish dhie do të thotë amnisti për të korruptuarit dhe jo për protestuesit kundër korrupsionit. Këtë bënë. Por nuk e bënin dotë pa disa vota nga ata që ulen në atë karrige me votat e opozitës. Me mundin, djersën dhe gjakun e demokratëve', u shpreh kreu i PD-së.

Nga ana tjetër sa i përket reformës zgjedhore, kreu i PD-së thotë se propozimet e tij janë të mbështetura nga të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve politike. 

'Të cilat siç e dini fare mirë, po të dalim jashtë i përqafon çdo qytetar pavarësisht prej bindjeve politike. Për listat e hapura, për votimin elektronik dhe numërimin elektronik, për Shqipërinë një zonë që garanton barazinë e votës dhe për votën e diasporës. Ky është një rast tjetër ku duket qartë se kush e bën betejën për shqiptarët dhe kush e bën këtë betejë për demokratët dhe kush është kthyer në rimorkio të urbanit të prishur të Edi Ramës.

E prishën komisionin e reformës zgjedhore se do të ndërtonin një tjetër celulë 3 plus 3. Ka më shumë se dy muaj që komisioni i reformës zgjedhore u asgjësua me dorën e atyre që i thonë vetes opozitë, por që në fakt janë rimorkio e Edi Ramës', tha Basha.

Basha foli edhe për suksesin e qeverisë me 10 milion turistë për vitin 2023. Për kreun e PD-së, kjo është një gënjeshtër, pasi 60% e vizitorëve janë shqiptarë që kthehen në vendlindje tek familjet e tyre apo shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

'Është gënjeshtër siç u detyruan ta pranonin. Mbi 60% e tyre janë shqiptarë që vijnë të vizitojnë familjet e tyre, apo shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë. Pjesa tjetër janë turistë me shpenzime të ulëta. Turizmi shqiptar nuk është në gjendje të mbajë në këmbë veten e vet dhe jo më të krijojë një zinxhir vlerash i cili normalisht duhej të dyfishonte e të trefishonte volumin e prodhimit bujqësor. Duhej të zgjidhte një herë e përgjithmonë mirëqenien e fermerit shqiptar', shtoi kryedemokrati. 

Gjithashtu, Basha vijoi më tej duke folur edhe për shtresën e mesme në Shqipëri e cila sipas tij detyrohet t'i nënshtrohet mjerimit të aktualitetit politik.

'Është i vetmi vend që shtresën e mesme e trajton si armik, sepse qeveria ka frikë çdo faktorë dhe çdo aktor që mendon me kokën e vet që është në gjendje të shpreh mendimin e vet dhe jo t’i nënshtrohet pushtetit dhe mjerimit intelektual dhe politik të tij.

Për këtë arsye i ka rritur taksat shtresës së mesme, për ta stimuluar të largohet në vend që të qëndrojë këtu dhe të prodhojë vlera. Pensionet e pensionistëve shqiptarë nuk mjaftojnë as për javën e parë të muajit pa mbështetjen e familjarëve të tyre, kryesisht atyre që jetojnë jashtë vendit', theksoi Lulzim Basha.

Ora 11:36
10 milion turistë? Basha: Është gënjeshtër! Mbi 60% janë shqiptarë që kthehen tek familjet

Lulzim Basha i ka konsideruar si gënjeshtër suksesin e qeverisë për 10 milionë turistët gjatë vitit 2023.

Gjatë një fjalimi në Kuvendin Zgjedhor demokrat të degës nr.3, Basha thotë se pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që kthehen në familjet e tyre.

Nga ana tjetër, kryedemokrati shton se turizmi në vendin tonë lë për të dëshiruar dhe nuk është në gjendje të mbajë veten e vet.

'Është gënjeshtër siç u detyruan ta pranonin. Mbi 60% e tyre janë shqiptarë që vijnë të vizitojnë familjet e tyre, apo shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë. Pjesa tjetër janë turistë me shpenzime të ulëta. Turizmi shqiptar nuk është në gjendje të mbajë në këmbë veten e vet dhe jo më të krijojë një zinxhir vlerash i cili normalisht duhej të dyfishonte e të trefishonte volumin e prodhimit bujqësor. Duhej të zgjidhte një herë e përgjithmonë mirëqenien e fermerit shqiptar', tha Basha.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 04/05/2024 17:47

    ne shkoder nuk ka veem zhele po edhe visare qe i vlejne letersise si kjo qe degjova nga disa shkodrane si e quanin tellallin dhe i shkon shume per shtat edhe lepurushit Lul. Me thoni nese e kam gabim ta quaj tregtari i venetikut (venezia) Po ia kam qepur per shtat se ka ca kohe qe nuk e shoh ne forme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?