Koronavirusi pezullon shpërndarjen e dividendit, AMF jep një pjesë të pagës kundër COVID-19

7 Prill 2020, 15:51| Përditesimi: 7 Prill 2020, 15:56

  • Share

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kërkuar nga kompanitë e sigurimeve që të pezullojnë çdo procedure për shpërndarje dividendit, të pezullojnë paradhëniet për aksionarët e shoqërive, si edhe të kenë një qasje të kujdesshme në lidhje me shpërblimet e stafit, duke i shtyrë ato në kohë. Dividendi është pjesa e fitimeve që një kompani u shpërndan aksionerëve të saj.

AMF në njoftim thotë se një kërkesë e tillë vjen për mbrojtjen e konsumatorëve dhe tregut të sigurimeve, duke marrë parasysh edhe situatën e krijuar nga COVID-19, në vend.  Ky vendim vjen edhe pas rekomandimeve të Autoritetit Evropian të Sigurimeve për marrjen e masave dhe kujdes të shtuar me qëllim ruajtjen e likuiditetit dhe treguesit e tyre financiarë.

Ndërkohë më datë 10, të premten do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ku në fokus do të jenë dhënia për kontribut në fondin e rindërtimit një pjesë të shpërblimit të pagave të drejtuesve të AMF-së. Po ashtu do të diskutohet për normat e likuiditetit të shoqërive të sigurimit, ndikuar nga situata e pandemisë së virusit COVID-19, si dhe do të ketë një raportim për statistikat e shitjeve në tregun e sigurimeve, gjatë kohëzgjatjes së pandemisë së virusit COVID-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?