Foto ilustruese

AMF, aplikacion për përllogaritjen e dëmeve ndaj personit në aksidentet rrugore

15 Dhjetor 2021, 10:22| Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 10:57

  • Share

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka krijuar një aplikacionin për llogaritjen e dëmeve ndaj personit, në rastet e aksidenteve. Sipas AMF, ky aplikacion u vjen në ndihmë palëve përfituese, si edhe vetë ekspertëve të fushës në vlerësimin e dëmit dhe trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim.

Përllogaritësi bazohet në disa supozime, vlerat e përllogaritura janë orientuese dhe synojnë të informojnë përdoruesit mbi masën e dëmshpërblimit.

Aplikacioni është ndërtuar për përllogaritjen e vlerës së dëmshpërblimit në rastet e dëmit ndaj personit me pasojë paaftësinë e përhershme për punë ose me pasojë vdekjen.

Risitë që sjell zhvillimi i këtij aplikacioni për të siguruarit dhe profesionistët e fushës janë:

•          Përllogaritja automatike e vlerës së dëmit;

•          Transparencë mbi vlerën e dëmit pasuror dhe dëmit jopasuror. Pasqyrimi i vlerës për çdo figurë dëmi;

•          Mundësi përdorimi të aplikacionit nga ana e të dëmtuarve, si edhe profesionistëve/ekspertëve të fushës së sigurimeve, mbi bazën e disa supozimeve;

•          Edukim të konsumatorëve në fushën e sigurimeve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?