Amerikanët ngrenë në fluturim avionë bërthamorë në gadishullin korean! Përgjigjet Korea e Veriut, kërcënon me raketa bërthamore

20 Dhjetor 2022, 17:38| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 17:41

  • Share

Stërvitja e përbashkët mes amerikanëve dhe koreano-jugorëve ka sjellë reagimin e komunistëve në veri. Ndërsa amerikanët ngritën bombarduesit bërthamorë në ajër, koreano-veriorët kërcënuan se i kishin gati raketat bërthamore po të përshkallëzonte situata.

Amerikanët ngritën në fluturim avionët bombardues bërthamorë, si shenjë për të treguar se mbështesin aleatin e tyre koreanojugor në çdo rast.

Ndërkohë, koreanoveriorët thanë të martën se kanë vendosur gishtin te butoni i kuq i raketave bërthamore ndërkontinentale në rast se tensionohet situata.

Ekspertët thonë se komunistët në veri tashmë kanë armë bërthamore, dhe amerikanët kanë vendosur të tregojnë se do t’i mbrojnë jugorët me të gjitha mjetet në dispozicion, përfshirë ato bërthamore.

Stërvitja e përbashkët mes koreanojugorëve dhe amerikanëve u mbajt pas lëshimit të një sateliti në hapësirë nga ana e Koresë së Veriut. Për amerikanët ai është satelit spiun ushtarak, por për komunistët në veri është satelit për çështje tregtare dhe të brendshme të vendit.

Tensionet nuk kanë munguar muajt e fundit në atë zonë, ku amerikanët kanë nisur të krijojnë aleanca të gjera për të kundërshtuar edhe rritjen e influencës kineze në rajon.

Së fundmi, koreanoveriorët kanë kërcënuar edhe japonezët, duke hedhur raketa balistike që mbajnë mbushje bërthamore në afërsi të ujërave të tyre territoriale.

*Përgatiti Sebastian Zonja

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zani: 20/12/2022 18:58

    Amerika si gjithmone do ti trazoj ujerat por do i kthehet per koke nje dite se jane kodhur vendet me intrigat dhe poshtersite e tyre ,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?