Amerikanët kërkojnë dollarët 
shqiptarët kërkojnë avokat!

29 Tetor 2014, 07:08| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- …Kur në mars të këtij viti, “Shqiptarja.com” botoi analizën “Si do të fitojnë këtu 250mln USD ca amerikanë?”, reagimi i vetëm erdhi nga një ambasadë e rëndësishme në Tiranë. Madje më shumë se sa reagim ishte nevoja për një sqarim që lidhej me kontratën dhe se si ajo ishte bërë e mundur të ishte në dorë të gazetës. Vetëm kaq. Askush nuk reagoi më pas lidhur me fenomenin, pra me kontratën koncensionare, termat e saj, mënyrën se si ishte lidhur, kostot që i vinin ekonomisë nga kjo kontratë dhe rrugët që mund të ndiqeshin për ta pezulluar.

Për hir të së vërtetës, duhet përmendur se ka qënë Ministria e Financave, që, në mënyrë informale ka kërkuar informacion nga bizneset për të gjetur rrugët dhe mundësitë për, të paktën, rishikimin e saj, sepse për anulimin hëpërhë as që bëhej fjalë. Biznesi nuk arriti të ofrojë ndonjë zgjidhje ligjore, përveç disa qaravitjeve publike joprofesionale për dëmin që do të sillte kjo kontratë koncensionare.

Autori i këtij shkrimi, iu drejtua atëherë nëpërmjet faqeve të media-s, pikërisht Autoritetit të Konkurrencës, i cili, në dijeninë e këtij autori, mund dhe duhet të ishte enti i vetëm ligjor që duhet të vendoste një drejtësi që e flisnin shumë, por nuk e kërkonin po kaq…
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?