Amerika pret biletën me humbje, 29 kombëtare kualifikohen në Botëror! Të premten shorti emocionues për grupet

31 Mars 2022, 11:15| Përditesimi: 31 Mars 2022, 15:27

  • Share

Ka shkuara në 29 nga 32 numri i kombëtareve të kualifikuara për në Botërorin e Katarit që nis me 21 nëntor të këtij viti. Dy skuadrat e fundit që prenë biletën janë Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Meksika ia doli pasi mundi El Salvadorin me rezultatin e pastër 2-0, ndërsa me po të njëjtat shifra Kosta Rika fitoi kundër Shteteve të Bashkuara. Këta të fundit kaluan më tej falë golavarazhit në vendin e tretë, ndërsa Kosta Rika me pikë të barabarta në vendin e katërt duhet të bëjë ‘play-off’.

Për rrjedhojë kanë mbetur ende edhe 3 bileta në lojë. Një në Europë ku pritet të luhet “playoff”-i midis Skocisë dhe Ukrainës, me fituesin e këtij çifti që do të përballet me Uellsin. Dy vendet e tjera do të përzgjidhen nga “playoff”-i ndërkontinental. Vendi i pestë i Amerikës Latine, që e arriti Peruja do të përballet me fituesin e sfidës Emiratet e Bashkuara Arabe - Australi.

Sfida tjetër do të jetë ajo midis vendit të katërt të Amerikës Veriore dhe Qendrore, që është Kosta Rika, me fituesen e kualifikueseve të Oqeanisë, Zelandën e Re. “Playoff”-i ndërkontinental do të luhet me dy takime vajtje-ardhje dhe goli në fushën kundërshtare do të jetë i pranishëm si rregull.

Ndërkohë të premten në orën 18:00 me atë shqiptare do të hidhet në Doha të Katarit shorti për fazën e grupeve, që do të mbajë të mbërthyer me emocione pothuajse të gjithë botën.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?