Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Amerika i vuri 'vizën' Albin Kurtit

27 Janar 2023, 19:33| Përditesimi: 27 Janar 2023, 19:40

  • Share

Fantazma e qeverisë! Nuk u ftua në takim nga vendi më i fuqishëm në botë - Amerika, që do të thotë se kryeministri Albin Kurti momentalisht është i padëshiruari më i madh në botë. Amerika i refuzon kriminelët e vrasësit, tradhtarët e agjentët (që punojnë për armikun)....

Por, njësoj të neveritshëm dhe të padëshiruar janë dogmatët, mendjemëdhenjtë dhe psikopatët, si Albin Kurti - i cili e konsideron Amerikën si një partner alternativ, pa të cilin - bën. Luftën kundër Amerikës e nisi duke e analizuar dashurinë e popullit shqiptarë për Amerikën. Albin Kurti doli me definicionin se 'shqiptarët nuk e duan Amerikën - por, ia kanë frikën'.

Misioni i Albin Kurtit në pushtet ishte që ta shëronte këtë popull nga frika prej Amerikës. Dhe, për pak e shëroi.... Sëmundja e dashurisë në përgjithësi, e në këtë rast sëmundja e dashurisë për Amerikën - e mban gjallë shtetin e Kosovës.

Kur njerëzimi do të shërohet nga sëmundja e dashurisë - nga nevoja ekzistenciale dhe e tmerrshme për të qenë i sëmurë nga dashuria - atëherë ndodh fundi i tokës. Se kujt i shërben kryeministri Kurti, sherri i kujt punon kundër Kosovës dhe pikëpyetje të tjera lidhur me veprimtarinë e tij antishqiptare dhe antiamerikane - do të merret vesh!Përveç insistimit të tërbuar për prishje të miqësisë me krijuesin e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë (Amerikën), Albin Kurti vazhdimisht ka investuar në një luftë qytetare mes shqiptarëve, duke filluar nga distancimi, rivaliteti falls dhe prishja e raporteve me Shqipërinë zyrtare.

S'ka lënë gjë pa bërë për t'ia nisur 'asaj' lufte... Ka investuar në zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët dhe ka punuar për t'i varfëruar dhe trishtuar shqiptarët. Qeveria e tij ua ka mohuar shqiptarëve jetën...nga degradimi i shëndetësisë, nënçmimi i mjekëve dhe mësimdhënëse, nga refuzimi për t'ua pranuar stazhin pensionistëve - deri te dyfishimi i çmimit të tatimit në pronë - si akt i kryer - pa paralajmërim.

Ka premtuar padi ndaj Serbisë për krime dhe gjenocid kundër shqiptarëve - por zyrtarisht i ka mohuar krimet e Serbisë.... Nuk është qetësuar pa i mohuar viktimat shqiptare të shtetit serb, e ka glorifikuar vrasësin e civilëve shqiptarë dhe pa pushim ka provokuar hakmarrje e gjakderdhje, vetëvrasje e vrasje. (Duhet të paditet dhe të hetohet për punën e tij në zhbërjen e lirisë e të pavarësisë së Kosovës; prishjen e raporteve me perëndimin; ndarjen e popullit dhe nxitjen e luftës qytetare).

Sot, pasi nuk u ftua nga Ambasada amerikane për ta përfaqësuar politikën zyrtare të Kosovës, dhe pasi që u gjet zëvendësiimi (alternativa) për të - kryeministri fantazmë tha se Amerika dhe BE e kanë kërcënuar Kosovën me sanskione - nëse nuk bëhet siç thonë ata - pra, nëse nuk implementohen marrëveshjet që qeveritë e Kosovës i kanë nënshkruar.

Që kjo nuk është e vërtetë, e dëshmon fakti se sot Amerika e sanksionoi vetëm kryeministrin Albin Kurti - i cili që nga dita e parë në pushtet e ka sabotuar çdo ide, çdo projekt dhe çdo iniciativë amerikane për zhvillimin e Kosovës. Albin Kurti me arrogancë dhe vetëbesim e ka nënçmuar Amerikën, përfaqësuesit amerikanë, si të padenjë - për 'lartmadhërinë e tij'!

Qeveria Kurti është vetëm një alternativë, nuk pyetet për të ardhmën e Kosovës - prej sot. Albin Kurti është i shkarkuar, de fakto. Kosova, sherri i tij, duket si në gjendje lufte - një çmendinë diktatoriale, ku bota perendimore detyrohet të lyp çare tek opozita dhe shoqëria civile - për t'u çliruar nga këmisha e bardhë me zingjirë, me të cilën e ka lidhur Kosovën kryeministri Albin Kurti.

Qeveria Kurti është sot një qeveri pseudo-diktatoriale, e leçitur nga perëndimi, është një qeveri e braktisur, nga e cila më nuk varet e ardhmja e Kosovës. Thjesht është qeveri fantome - që përndjek rrugët e vetmuara! P.S.  Last online 15 years ago!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?