Amerika foli troç: Mbështesim revolucionin por jo rotacionin

4 Mars 2020, 17:08| Përditesimi: 4 Mars 2020, 17:11

  • Share

Ambasadorja amerikane foli troç: E mbështesim popullin të protestoj kundër Ramës por “flamurin” e revolucionit s’mund ta mbaj një anti-amerikan si Meta. Sali Berisha ka shumë të drejtë kur thotë që: Edi Rama nuk rrëzohet me vota por me revolucion. E gjitha është 99% e saktë, por 1% i pa treguar është që revolucioni kërkon mbështetje amerikane dhe europiane.

Çdo rebelim civil i udhëhequr nga politikanë që nuk i mbështet perëndimi nuk konsiderohet revolucion por kundër-revolucion. Mijëra demokratë u tubuan në sheshin bardheblu si ushtarë të Ilir Metës me bindjen që Meta është e “keqja më e vogël”. Këtu fillon problemi dhe dështimi protestave.

Peshorja demokratve ndryshon nga peshorja e amerikanve. Amerikanët konsiderojnë Edi Ramëm si e keqja më e vogël dhe nuk duan rikthimin e Berishës dhe Metës që administrojnë sot opozitën shqiptare. “E keqja e vogël” e demokratëve, quhet “e keqja e madhe” për SHBA dhe BE.

Amerika e ka shprehur qartë prej vitesh nëpërmjet 4 ambasadorve Arvizu, Withers, Lu dhe Kim: “Peshqit e mëdhenj duhet arrestuar”. Prandaj i kërkuan ish-prokurorit të përgjithshëm proçedim penal për Berishën dhe Metën. Jo se duan më shumë Edi Ramën por se mendojnë që çmontimi i sistemit duhet filloj nga këta të dy dhe më pas rrëzojnë Ramën.

Në këtë kauzë ata kan edhe mbështetjen e BE që haptaz ka manifestuat ambasadorët Vlautin dhe Soreca.

Jo rastësisht familjes Berisha ju hoq viza amerikane.

Jo rastësisht ambasadorja amerikane takon 2000 politikanën veç e veç por Berishën emde jo.

Jo rastësisht SHBA lejon çdo shqiptar të valvis flamurin amerikan por jo Ilir Metën.

Amerika dhe BE kan folur qartë: Çdo revolucion i drejtuar nga këta dy liderë do konsiderohet destabilizim dhe organizatë kriminale. Prandaj e zbythën revolucionin e 30 qershorit dhe pranverën faqe-zi të Metës.

Jo se pëlqejnë Edi Ramën jo, por nuk duan që populli shqiptar të ketë sërish në kurriz edhe 8 vite të tjera 3 surrate që kanë 30 vjet mbajnë peng 3 milion shqiptar.

Rotacioni i zuzarve do ishte e “keqja më e madhe” për amerikanët. Ata janë në pritje të një revolucioni popullor puro shqiptarë por pa lider anti-amerikanë! Hapini blogjet dhe lexoni me çfarë urrejtje shkruajnë militantët demokrat kundër Amerikës, a thua sikur gjithë bota është e korruptuar përballë ndershmërisë dhe pastërtisë së Ilir Metës!

Në fakt unë s’mendoj si amerikanët por nuk mendoj as si demokratët. Unë thjesht s’bëj dot dallimin mes Metës, Berishës dhe Ramës.

E keqja nuk është as e madhe dhe as e vogël. Thjesht janë dy nofulla të së njëjtës gojë!

Komento

Komente

  • Konjak: 04/03/2020 17:57

    Ore Spahiu ,bej nje vizite tek nvrologu ,nuk je mir .Proftase shendetin ,se per ndryshe do vesh per bobla .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?