Ambulancat 'ngecin' në Tiranë, pas apelit në Report Tv policia aksion kundër shoferëve që nuk hapin rrugë! Në vetëm 2 orë 200 gjoba me nga 3 mijë lekë

9 Dhjetor 2021, 14:24| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 14:28

  • Share

Një ambulancë në Tiranë e ka mision shumë të vështirë që ta dërgojë të sëmurin sa më shpejt të jetë e mundur në spital apo për të mbërritur për t'i dhënë ndihmën e parë. Situata e rëndë u denoncua pak ditë më parë në Report Tv, dhe vetëm 1 javë më pas policia është vënë në lëvizje.

Report Tv ka mësuar vetëm në 2 orë aksion ditën e sotme janë gjobitur me nga 3 mijë lekë 200 drejtues mjetesh të papërgjegjshëm. Report Tv ka siguruar edhe pamje.

Kujtojmë se Rruga “Dritan Hoxha” dhe ajo e Durrësit, janë të vetmet në kryeqytet që kanë një korsi emergjence. Por, ambulanca e ka të vështirë për të kaluar, pasi drejtues të papërgjegjshëm e përdorin atë për të lëvizur gjithashtu.

 

Një nga gjobat e vendosura

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 09/12/2021 16:07

    Nuk rregullohet trafiku me metoda primitive me kete dyndje automjetesh, duhet istaluar radare elektronik per te normalizuar trafikun ashtu si funksinon ne europe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?