Diego Maradona

‘Ambulanca erdhi me vonesë’, avokati i Maradonës kërkon hetime për ndarjen nga jeta të legjendës

26 Nëntor 2020, 16:08| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 16:15

  • Share

Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit Diego Maradona nuk ka kaluar pa kontestime nga të afërmit e tij.

Kunati, njëkohësisht dhe avokati tij, Matias Marlo kërkon që të fillojnë hetime mbi vdekjen e argjentinasit.

Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se në 12 orët e fundit të Maradonës ai ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur është njoftuar ambulanca, ka ardhur me gjysmë ore vonesë.

“Sa i përket raportit të Prokurorisë Publike të San Isidro, është e pashpjegueshme që për 12 orë shoku im nuk kishte përkujdesje ose kontrolle nga personeli shëndetësor i dedikuar për këto qëllime. Ky fakt nuk duhet të neglizhohet dhe unë do të kërkoj që pasojat e kësaj vdekje të hetohen deri në fund” – shkruan Marlo.

Së fundmi ai ka publikuar dhe mesazhin e fundit të Maradonës: ‘Ti je ushtari im, vepro pa mëshirë.’ Pastaj lamtumira për mikun e tij: “Sot është një ditë dhimbjeje e thellë, trishtimi dhe reflektimi. Ndiej në zemrën time largimin e mikut tim, të cilin e kam nderuar me besnikërinë dhe mbështetjen time deri në ditët e fundit të tij.

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?