Johnny Depp dhe Amber Heard

Amber Heard do t'i paguajë 1 milion dollarë Depp për divorcin, aktorja përsëri nuk pranon asnjë faj

20 Dhjetor 2022, 22:53| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 23:00

  • Share

Divorci më i bujshëm i Hollywood-it mes Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes së tij Amber Heard është rikthyer përsëri në vëmendjen mediatike. Amber Heard do i paguajë  1 milion dollarë Johnny Depp.  Avokatët e çiftit kanë arritur një marrëveshje mes tyre dhe kompania e sigurimeve të Heard do t’i paguajë Depp-it 1 milion dollarë për t’i dhënë fund çështjes.

Pavarësisht se Johnny e fitoi gjyqin, aktorja  nuk ka kufizime se çfarë mund të flasë në lidhje me këtë çështje dhe nuk ka pranuar asnjë faj, bën të ditur Mail Online.  Dyshja janë përfshirë në një betejë të ashpër ligjore në të dy anët e Atlantikut gjatë gjashtë viteve të fundit pasi Heard pretendoi se ajo ishte viktimë e dhunës në familje gjatë martesës së tyre të shkurtër.

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?