Ambasadorja Kim

Ambasadorja Yuri Kim tregon se si po e kalon vetëizolimin: Të shfrytëzojmë kohën e të ruajmë një frymë pozitive

17 Mars 2020, 14:20| Përditesimi: 17 Mars 2020, 14:24

  • Share

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka treguar se si po i kalon ditët e qëndrimit në shtëpi gjatë vetëizolimit.

Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, Yuri Kim shkruan se largësia ndaj miqve dhe kolegëve ka qenë e vështirë për të dhe se ka vendsour të sistemojë librat e pikturat në shtëpinë e re.

Foto nga librat e saj

“Dërgesa ime mbërriti nga SHBA-ja javën e kaluar, kështu që do ta kaloj ditën duke sistemuar libra dhe duke varur piktura në shtëpinë time të re në Tiranë.

Ndarja fizike nga miqtë dhe kolegët është e vështirë, por le ta shfrytëzojmë kohën, të ruajmë një frymë pozitive dhe të bëjmë pjesën tonë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

 Faleminderit të gjithë stafit të kujdesit shëndetësor dhe zbatimit të ligjit për faktin se jeni në vijat e para!”, ka shkruar Kim.

Foto nga shtëpia

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?