Ambasadorja Yuri Kim takim me gazetarët në kulmin e presioneve dhe kërcënimeve nga presidenti Meta: ShBA ju mbështet 100%

29 Tetor 2020, 17:08| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 19:39

  • Share

TIRANË- Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim online me gazetarë pjesëmarrës në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës në SHBA.

Kim e ka vënë theksin tek forcimi i gazetarisë si shtyllë e rëndësishme e demokracisë.

“Sot Ambasadorja Kim u takua me gazetarë pjesëmarrës në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës në SHBA. Gjatë bashkëbisedimit të tyre, ajo përsëriti shpresën e saj që gazetaria në Shqipëri të bëhet shtylla e fortë që duhet të jetë në çdo demokraci; duke theksuar edhe rëndësinë që gazetarët të kenë mundësi të jenë të drejtë, të pavarur dhe të guximshëm.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin atë që jeni në gjendje të bëni në pozicionet tuaja. Ne ju mbështesim 100%”, nënvizon ambasada e SHBA.

Report Tv përfaqësohej në këtë komunikim me ambasadoren me gazetarin Arsen Rusta. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 29/10/2020 19:06

    Bravo... U win! Mbeshtetje e papare e nje ambasdorje me gazetaret show vazhdon ne kanabistan e rrumpallistan... E mjera shqiperi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?