Politikë

Zgjedhjet, ambasadorja suedeze flet nga Paçrami i Shkodrës: Shqetësues fenomeni i shit-blerjes së votës

9 Prill 2021, 10:41| Përditesimi: 9 Prill 2021, 10:55

  • Share

Ambasadorja e suedeze, Elsa Hastad, ishte sot e pranishme në Paçram të Shkodrës, nga ku foli për fushatën zgjedhore në vend. Para gazetarëve, ajo tha se ishte e pranishme në Paçram për të marrë këndvështrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor, ndërsa shtoi se është shqetësues fenomeni i shit-blerjes së votës.

Ajo bëri thirrje për "kujdes", duke theksuar se stadi në të cilin ndodhet demokracia në vendin tonë është shumë e brishtë. Po ashtu ajo tha se shteti duhet t'u sigurojë qytetarëve një proces zgjedhor të mirëfilltë, ndërsa ftoi këta të për pjesëmarrje masive në kutitë e votimit.

"E vlerësoj  demokracinë, jemi këtu ne Paçram për të marrë këndvështrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor.

Nuk flasim për shitblerjen e votës në takime,  por për pjesëmarrjen e komunitetin në procesin zgjedhor. Është shqetësues fenomeni i shit-blerjes së votës, duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin demokracia ndodhet është shumë i brishtë.

Kemi të gjithë një rol, por më të rëndësishëm qytetarët, por shteti duhet t'u sigurojë qytetarëve një proces zgjedhor të mirëfilltë. Nuk dua të komentoj përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale ne zgjedhje", tha ajo.

Komento

Komente

  • Scutari: 09/04/2021 12:10

    Ne Paçram votot i ble Nard Ndoka dhe Zef Hila!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?