Ambasadrorja Yuri Kim

Abuzimet seksuale ndaj fëmijëve/ Ambasadorja Kim: Vendosni kriminelët në burg dhe lërini fëmijët të jenë fëmijë

19 Nëntor 2020, 15:35| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 16:33

  • Share

Në Ditën botërore për Parandalimin e Abuzimeve Seksuale ndaj Fëmijëve, ambasadorja e SHBA Yuri Kim, u bën apel strukturave shtetërore që të krijojnë një vend të sigurt për rritjen e fëmijëve.

Ambasadorja amerikane bën thirrje që të luftohet abuzimi duke zbatuar ligjin dhe duke punuar me shoqërinë civile.

 “Në Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, ne kujtojmë detyrën tonë për të siguruar një vend të sigurt për rritjen e fëmijëve.

Shqipëria mund të luftojë abuzimin dhe neglizhimin ndaj fëmijëve duke zbatuar ligjin dhe duke punuar me shoqërinë civile. Vendosni kriminelët në burg dhe lërini fëmijët të jenë fëmijë!”, shkruan ambasadorja Kim.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?