Ambasadorja Yuri Kim

Kronikë

Ambasadorja Kim: SHBA e fut Shqipërinë te vendet me rrezik të ulët infektimi nga COVID! Lajm i mirë për amerikanët që duan të vijnë për argëtim ose biznes

8 Qershor 2021, 16:58| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 01:08

  • Share

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA e ka futur Shqipërinë te vendet me nivel të ulët rreziku të infektimit nga COVID. Duke nisur që nga dita e djeshme 7 qershor, CDC e ka shënuar në “nivelin 1” vendin tonë. Lajmin e ka publikuar ambasadorja Yuri Kim në rrjete sociale duke thënë se ky është një lajm i mirë për të gjithë amerikanët që duan të vijnë në vendin tonë për argëtim ose biznes.

" Që nga 7 qershori, CDC ka azhurnuar Shqipërinë në "Niveli 1: Niveli i ulët i COVID-19". Ky është një lajm i mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC", shkruan Kim.

Më tej Yuri Kim fton që të gjitha ata që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë ti përmbahen protokolleve të publikuara nga CDC. Vendi jonë është një nga 2 vendet me më pak të infektuar me COVID-19 në Europë. Shifrat i ka publikuar kryeministri Edi Rama, ku Shqipëria renditet krah Islandës.

Vaksinimi masiv vijon që prej muajit mars, ndërsa mbrëmjen e djeshme kanë mbërritur 11,700 vaksina Pfizer në aeroportin “Nënë Tereza', ose 911 mijë vaksina në total. Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, në vend janë përdorur Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V. Ndërsa procesi vijon pa u ndalur, 800 mijë vaksinime kundër COVID-19 janë kryer deri tani.

Shqipëria ka arritur sot marrëveshjen e parë me një vend anëtar të BE, Hungarinë, për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit kundër COVID. Me finalizimin e marrëveshjes, njihen të gjitha llojet e vaksinave për hapjen e kufijve për lëvizjen e lirë mes dy vendeve, duke përfshirë edhe arsyet e turizmit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?