Politikë

Kim takim 30 minuta me kryeparlamentaren e re të Kuvendit: Më vjen mirë të shoh parlamentin të plotësuar me opozitën! Nikolla: Do kemi qasje të re komunikimi

17 Shtator 2021, 11:40| Përditesimi: 17 Shtator 2021, 15:07

  • Share

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka zhvilluar takimin e parë me kryetaren e re të Kuvendit Lindita Nikolla, në Kryesinë e Kuvendit, që zgjati rreth 30 minuta.

Pas takimit ambasadorja Kim shkroi në “Twitter” se e kishte uruar Nikollën për zgjedhjen si kryetare e parlamentit, teksa flet për një parlament tashmë me forcë të plotë, bashkë me opozitën.

Ishte kënaqësi të uroja Lindita Nikolla për zgjedhjen si Kryetare e Parlamentit. Më vjen mirë që Parlamenti u kthye me forcën e plotë, me opozitën të pranishme dhe duke folur hapur. Respektimi i diversitetit të pikëpamjeve, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është e mundur janë thelbësore për demokracinë dhe llogaridhënien para votuesve”, shkruan Yuri Kim. Vetë Nikolla e falenderoi ambasadoren për urimet dhe mbështetjen si dhe e siguroi për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Shqipërisë, duke sjellë edhe një qasje të re komunikimi.

Nikolla e cila u zgjodh më 10 shtator me 79 vota pro dhe 4 kundër do të drejtojë Kuvendin për 4 vitet e ardhshme. Në seancën plenare ku u votua për zgjedhjen e saj, grupi parlamentar i PD-së vendosi të grisë në mënyrë demonstrative fletët e votimit e duke i hedhur më pas në tokë.

Ndryshe nga PD kanë vepruar dy aleatët e demokratëve në zgjedhje, Monika Kryemadhi dhe Vangjel Dule, kanë hedhur votën në kutinë e votimit. 4 deputetët e LSI kanë votuar kundër emrit të Nikollës, nga 137 që ishin në total të pranishëm në sallë. Kurse, ish-kryeministri Sali Berisha pasi u betua, e bojkotoi procesin e zgjedhjes së kryetares së Kuvendit duke dalë nga salla pak para nisjes së votimit. Lindita Nikolla zë vendin e Gramoz Ruçin në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

Ky takim mes Kim dhe Nikollës vjen pas seancës maratonë, e cila nisi dje në orën 10:00 dhe përfundoi mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30 ku edhe u votua qeveria e re “Rama 3”.

1631883372_TAK.jpeg

1631883386_A2.jpeg

Ora 14:59
Nikolla jep detaje nga takimi me Kim: Do të kontribuoj që Kuvendi të reflektojë një qasje të re bashkëpunimi e komunikimi

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar pas takimit me ambasadoren Yuri Kim. Nikolla e falenderoi ambasadoren për urimet dhe mbështetjen si dhe e siguroi për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Shqipërisë.

“Partneriteti strategjik me SHBA është një gurë themeli i politikës së jashtme të Shqipërisë.  Ne vlerësojmë shumë ndihmën e SHBA, veçanërisht për avancimin e reformës në drejtësi, të procesit të vetting-ut dhe kryerjen e reformës zgjedhore dhe të reformave të tjera në rrugën e anëtarësimit ne BE. Ne do të rrisim përkushtimin e përgjegjësinë për të justifikuar besimin që na dhanë qytetarët në mandatin e tretë. Unë do të kontriboj që të sjell një qasje të re në komunikim dhe veprimtarinë parlamentare, duke pasur si yll të karvanit që më udhëheq ne punën time interesat e vendit dhe jo përkatësinë time politike”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Komento

Komente

  • Turi: 17/09/2021 15:12

    Populli Shqipetar duhet te vendos vete fatet e tij dhe rrugen qe do te ndjeki per te ardhmen , nese vendosin te huajt si kane bere gjithmone ne do te behemi keq e mos me keq prandaj duhet nje force e re te teegoje qe jemi vend sovran i pavarur nga askush

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?