Ambasadorët Kim e Soreca me kryetaren e KED, Tusha

Ambasadorja Kim apel Metës, Tushës dhe Ruçit: Gjykata Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor

25 Nëntor 2020, 14:35| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 15:53

  • Share

TIRANË- Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Yuri Kim dhe Luigi Soreca, kanë zhvilluar një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha. Theksi është vendosur tek domosdoshmëria që Gjykata Kushtetuese të jetë funskionale brenda 31 dhjetorit.

"Luigi Soreca dhe unë u takuam sot me Kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Tusha, për të rikonfirmuar afatin kohor për emërimin e kandidatëve të kualifikuar në Gjykatën Kushtetuese. Takimi i nesërm i KED - i cili, si zakonisht, përfshin vëzhgues nga Parlamenti & Presidenca - duhet ta çojë procesin përpara, në mënyrë që Shqipëria të ketë një GJK funksionale deri më 31 dhjetor. Kur kjo të ndodhë, udhëheqësit – sidomos Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Parlamentit Ruçi dhe Kryetarja e KED Tusha – do të meritojnë lëvdata për ndërmarrjen e veprimeve urgjente, në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias & në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi",  shkruan Kim.

Ky është një mesazh i përsëritur nga ambasadorët më të rëndësishëm në vend. Një javë më parë ambasadorja Kim përshëndeti progresin e arritur në drejtim të arritjes së objektivit brenda vitit, bërjen e një Gjykata Kushtetuese funksionale.

Ndërkohë që ambasadori Soreca në një intervistë për DW i kujtoi autoriteteve në Shqipërisë së pa një Gjykatë Kushtetuese nuk mund t'i hapet rrugë mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare. Kujtojmë se dy ditë më parë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e radhës, nga gjashtë kandidatë konfirmoi për të vazhduar garën kandidatët Altin Binaj dhe Aleksandër Toma. Më herët KED ka konfirmuar edhe kandidaten Sonila Bejtja e cila garon në vakancën e shpallur nga presidenti Ilir Meta.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fenomanal: 25/11/2020 17:55

    vertet per tu pergezuar me te lehte e keni te pranoni komentin ku ju tregohet dhe trashesia qe keni sesa te rregulloni gabimin

    Përgjigju
  • armenita1: 25/11/2020 17:47

    bravo funksionale deri me 31 dhjetor po pas 31 dhjetorit s do jete me funksionale besoj ?

    Përgjigju
  • F-35: 25/11/2020 15:31

    Gjykata Kushtetuese do te behet funksionale vetem atehere kur te jete Presidenciale, dhe keshtu do te ndodhe. Ju rrofshin deklaratat ju ambasadoreve, pasi Likja eshte usta i puneve ne skuta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?