Ambasadorja greke, Kamitsi: Greqia, pranë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE

14 Qershor 2023, 16:37| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 17:24

  • Share

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi shprehu mbështetjen e vendit të saj ndaj procesit integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Greqia është pranë Shqipërisë dhe e mbështet atë jo vetëm financiarisht, por edhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Që nga viti 2003 me axhendën e Selanikut dhe deri më sot, Greqia ka qenë një partner në krah të Shqipërisë që mbështet rrugën e saj të anëtarësimit me çdo mënyrë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë” deklaroi ambasadorja Konstantina Kamitsi

Diplomatja ishte e pranishme në mbledhjen e 25 pemëve në parkun e Liqenit të Farkës, nga një kompani greke që operon prej 25 vitesh në Tiranë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?