Ambasadorja e shqiptarëve!

28 Qershor 2023, 20:20| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 20:23

  • Share

Tirana më në fund njohu dhe pati një Ambasadore. Po! Me A të madhe. Një grua që nuk ishte thjeshtë ambasadorja e radhës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, por në të vërtetë u bë Ambasadorja e shqiptarëve.

Të shkruash për Yuri Kim pas përshëndetjes “diplomatikisht skandaloze” të kryeministrit Edi Rama, nuk është e lehtë, por thjeshtësia e mendimit, ndoshta, ka vendin e vet shqiptarçe kur një mikeje që u përpoq kaq shumë e me kaq përkushtim dhe pasion, i duhet thënë Mirupafshim dhe Mirësetëvish kurdoherë në Shqipëri!

Yuri Kim la gjurmët e punës së vet të jashtëzakonshme në Tiranë jo vetëm si diplomate, por edhe si grua që nuk frikësohet, as tkurret, as sprapset dhe as trasformohet kur më i frikshmi i burrave dhe më të dhunshmit e fjalës iu qepën nga pas.

Ambasadorja Yuri Kim bëri atë që çdonjëri prej nesh duhet ta ketë në mëndje dhe në fokus kur merr një detyrë: Bëri punën e caktuar! Dhe kjo nuk është një gjë e lehtë, e thjeshtë, e zakonshme për këdo. Të bësh punën dhe detyrën e caktuar duke qëndruar në fokus dhe e palëkundur ndaj të gjitha stuhive që të sulmojnë, është talent dhe dhunti e të paktëve. Janë pikërisht këta të pakët që kudo që të qëllojnë në botë, gjërat i përmirësojnë. Ambasadorja Yuri Kim pretendoi në Shqipëri të tjera standarte, sidomos për rrugëtimin e Drejtësisë. U lodh që shqiptarët të shihnin me sytë e tyre të parat rezultate, si për të treguar dritën e një ylli e për të mësuar se po të duam, mund të dalim nga shpella e Platonit të gjithë së bashku, nëse duam, duke kuptuar se bota që njihnim nuk ishin ato hijet tona të projektuara në faqet e gurta të shpellës prehistorike.

Ambasadorja Yuri Kim ndezi një dritë në Shqipëri dhe shumë shqiptarë, pas kësaj, panë gjëra që nuk i kishin parë më parë.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tan: 29/06/2023 14:21

    Nuk e di sa rreshta do te ishin shkruar nga (KM) nqs ambasadorja e nderur Kim nuk do te ishte emeruar ne ate post.Ndonjehere duhet te respektojme veten (KM) mjaftojne dy fjale Faleminderit e suksese

    Përgjigju
  • Dakord: 29/06/2023 10:13

    Të lumtë Alba. Të gjithë njerëzit e ndershëm e mendojnë kështu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?