Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim

Kim takohet me Ramën: Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri më të forta se kurrë! Keni luajtur rol të rëndësishëm për stabilitetin në rajon

12 Dhjetor 2022, 19:23| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 19:39

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri kim kanë zhvilluar ditën e sotme një takim, në fokus të së cilit ka qenë marrëdhënia mes 2 vendeve si edhe mënyrat për ta përforcuar edhe më tej këtë bashkëpunim. Referuar njoftimit zyrtar të publikuar nga ambasadorja e SHBA-së, thuhet se Kim ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në rrafshin ndërkombëtar, që ka të bëjë me punën e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, apo edhe qëndrimet që ka mbajtur për tensionet në veri të Kosovës.

"Ambasadorja Kim u takua me kryeministrin Rama më 12 dhjetor për të rishikuar arritjet në marrëdhënien SHBA-Shqipëri gjatë vitit 2022 dhe për të diskutuar mënyrat për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit tonë në fushën e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit gjatë vitit 2023. Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për udhëheqësinë dhe kontributet e rëndësishme të Shqipërisë gjatë vitit të parë të saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Roli i Shqipërisë në KSKB ka qenë me rëndësi kritike për çështje të rëndësishme globale, përfshi mbështetjen e Ukrainës përballë pushtimit nga Rusia.

Ambasadorja Kim njohu kontributet e Shqipërisë në integrimin dhe stabilitetin rajonal, përfshi gjatë thirrjeve të Shqipërisë për vetëpërmbajtje në veriun e Kosovës. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë dënuar të gjitha sulmet ndaj agjencive kosovare dhe ndërkombëtare të sigurisë si dhe kërcënimet për dhunë dhe kanosje, si dhe shprehën mbështetje të plotë për KFOR-in dhe EULEX-in. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë nxitur palët që të punojnë brenda kuadrit të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet që përbëjnë shqetësim”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Një vëmendje të rëndësishme pati edhe reforma në drejtësi, ku palët, ambasadorja dhe kryeministri Edi Rama kanë ndarë të njëjtin mendim se institucionet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura.

“Në këtë kontekst, ata diskutuan arritjet, si dhe sfidat, në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Iinstitucionet e drejtësisë të Shqipërisë të jenë të pavarura dhe të guximshme në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre”, thuhet në njoftim.

Nuk u la jashtë vëmendjes edhe samiti i 6 dhjetorit, ku Tirana u shndërrua në kryeqytetin Europian, për të cilën diplomatja amerikane ka shprehur vlerësimin e saj, e thekson se ardhmja e Shqipërisë së në BE.

“Ambasadorja Kim i përcolli përgëzime të ngrohta kryeministrit për mikpritjen e suksesshme të Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, duke vërejtur se është hera e parë që një samit i tillë është zhvilluar jashtë Brukselit. Ajo ritheksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin vendosmërisht integrimin e plotë të Shqipërisë si anëtare e BE-së”, thuhet ndër të tjera.

Në fund të takimit, palët kanë dalë me të njëjtin qëndrim se marrëdhëniet SHBA-Shqipëri janë më të forta se kurrë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjesi: 13/12/2022 06:54

    Une e lexoj keshtu: ka vajtur te Rama qe ti thote leri nderhyrjet per kreun e ri te spak. Nuk do zgjidhet njeriu jot. Per ta mar me te mire i ka njihur gjithe “meritat” ne politiken e jashtme ku ai i ka disa te tilla…por a e ha Rama ate kumbull? Te dy qeshin, por perbrenda ziejne…haha

    Përgjigju
  • flo: 12/12/2022 19:48

    kur te ikesh merr me vete ed ramen edhe ahmetajn se te dy jan shum te ndershem si puna jote shoku kim

    Përgjigju
  • ARBËRORI: 12/12/2022 19:44

    Hex përpara Edi Rama je burr i rall i Shqipris. SHQIPRIA me ty ka shum prospektiv qeni Salhe le të lefi nat dit hum, hum se një top të madh tum do haj Sali damllaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?