Ambasadorja e ShBA, Yuri Kim takon Ramën: Diskutuam për marrëdhëniet mes dy vendeve në ekonomi, siguri dhe demokraci

9 Nëntor 2020, 15:51| Përditesimi: 9 Nëntor 2020, 19:41

  • Share

TIRANË- Për rreth një orë e 30 minuta ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka qëndruar në godinën e kryeministrisë, ku nuk bëhet me dije se kë ka takuar dhe për çfarë ka biseduar. 

Vizita e Ambasadores Yuri Kim nisi në orën 16:00 dhe përfundoi rreth orës 17:25, ku burime për Report Tv nga Ambasada e SHBA bëjnë me dije se ka qenë në takim rutinë, por nuk thuhet se kë takoi dhe temën për të cilën është biseduar. 

Prania e Kim në kryeministri vjen psa takimit online të minishengenit ku të pranishëm ishin Kryeministri Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev, të cilët firmosëm memorandum bashkëpunimi për luftën ndaj COVID dhe marrëveshjen Shqipëri- Serbi për lëvizjen e qytetarëve në këto dy vende vetëm me letërnjoftim. 

Ora 19:07
Yuri Kim takon Ramën: Diskutuam mbi bashkëpunimin tonë në demokraci, sigurinë kombëtare dhe ekonomi

Ambasadorja Yuri Kim ka zbardhur takimin e saj me kryeministrin Edi Rama pasditen e kësaj të hëne. Ajo u pa teksa hyri në ambientet e kryeministrisë ku qëndroi për 30 minuta.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se tema e diskutimit ishte marrëdhënia mes dy vendeve, ShBA dhe Shqipëri si dhe forcimin e saj.

Ajo shkruan se u diskutua për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, sigurisë kombëtare dhe demokracisë.

"Sot patëm një diskutim të shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama për të rishikuar progresin e fundit në marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Shqipërisë dhe për të diskutuar mënyrat për të ecur përpara në bashkëpunimin tonë në demokraci, siguri dhe ekonomi. Shumë mundësi (por edhe punë e vështirë!)"- shkruan ajo në Twitter.

er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?