Ogerta Manastirliu dhe Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA takim me Manastirliun: Duhet të jeni vigjilent mbi koronavirusin! Të zbatohen udhëzimet e OBSH

15 Shkurt 2020, 09:17| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 09:20

  • Share

TIRANE- Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është takuar me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu. Ambasada ka zbardhur detaje nga takimi ku duhet se në fokus të diskutimeve ka qenë mbrojtja nga koronavirusi. Ambasadorja Kim ka theksuar rëndësinë e të qenurit vigjilent ndaj këtij virusi si dhe zbatimin e udhëzimeve të OBSH.

"Gjatë bisedës së saj me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim diskutoi rëndësinë e të qenurit vigjilent mbi koronavirus dhe zbatimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit. Ato biseduan gjithashtu edhe klimën e kujdesit shëndetësor në Shqipëri si dhe risitë në modernizimin e kujdesit shëndetësor", njofton ambasada e SHBA.

Postimi i ambasades se SHBA

Komento

Komente

  • USA EMIGRANT: 15/02/2020 13:57

    Ku je ms Dano Lu vetem ti je per shqiperi

    Përgjigju
  • Genta: 15/02/2020 10:59

    Shyqyr qe doli dikush qe në menyre indirekte thote mbyllni kufijte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?