Altin Prenga dhe Christiane Hohmann

Ambasadorja e BE-së viziton 'Mrizin e Zanave': Takova Altin Prengën, evropian që sjell ndryshim! Me artin e tij, ka bërë Shqipërinë të njohur në botë

20 Gusht 2022, 21:10| Përditesimi: 20 Gusht 2022, 21:19

  • Share

Këtë të shtunë, ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann zgjodhi të bënte vizitë te ‘Mrizi i Zanave’, ku u takua edhe me shefin Altin Prengën, të cilin e quan ‘arkitekt’ dhe një evropian që sjell ndryshim.

Me anë të një postimi në Facebook, shkruan se Prenga, me artin e tij të kuzhinës, e ka bërë Shqipërinë të njohur në të gjithë botën dhe ka krijuar qindra vende pune për komunitetin lokal.

"E lumtur të vizitoja Mrizin e Zanave dhe të takoja Chef-in "arkitekt" pas tij, Altin Prengën, një evropian i vërtetë që sjell ndryshim. Me artin e tij të kuzhinës, ai e ka bërë Shqipërinë të njohur në të gjithë botën dhe ka krijuar qindra vende pune për komunitetin lokal,” shkruan Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.

Agroturizmi ”Mrizi i Zanave”, është i vendosur mes detit dhe malit, pak jashtë fshatit verior të Fishtës në Lezhë. Prenga ngriti ”Mrizin e Zanave” 13 vjet më parë me besimin se Shqipëria ka shumë gjëra për të cilat duhet të krenohet: bujqësia ekstensive, prodhuesit e vegjël organikë, barinjtë dhe bletarët.

Kuzhinieri është shpallur edhe "Qytetar Nderi" i Lezhës për kontributet e dhëna në promovimin e fshatit Fishtë nëpërmjet agroturizmit të tij, për të cilin shpesh shkruajnë edhe mediat e huaja.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?