Christiane Hohmann dhe Frida Krifca

Ambasadorja e BE-së takim me ministren e Bujqësisë: Mbështetje nga BE për bujqësinë përmes programeve IPARD dhe IPA

19 Shtator 2022, 15:29| Përditesimi: 19 Shtator 2022, 15:32

  • Share

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann zhvilloi sot një takim me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca. Takimin e bëri të ditur vetë ambasadorja në Twitter, ku shkroi për rëndësinë e madhe që ka bujqësia në ekonominë e vendit.

Hohmann theksoi se BE do e mbështesë bujqësinë në mënyrë që të përafrohet me standardët e BE-së, nëpërmjet programeve IPARD dhe IPA.

“Një takim i mirë me ministren Frida Krifca. Bujqësia është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim zhvillimin dhe përafrimin e saj me standardet e BE-së përmes programeve IPARD dhe IPA. Kjo është thelbësore për procesin e integrimit në BE dhe eksportet drejt vendeve”, shkroi ajo.

Instrumenti i ri IPA III nga marrëveshja financiare midis BE-së dhe vendit, do të ndihmojë Shqipërinë në procesin e zgjerimit dhe do të sigurojë deri në 600 milionë euro mbështetje për vendin me projekte të ndryshime. Financimi i ri, i cili nuk do të ketë nevojë të shlyhet, do të drejtohet në një sërë sektorësh si reforma në drejtësi, mjedisi, energjia, zhvillimi i sektorit privat, bujqësia, punësimi dhe përfshirja sociale, qeverisja e mirë dhe decentralizimi dhe qeverisja vendore dhe civile.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?