Njehsimi i ligjeve të Shqipërisë me BE, nisin trajnimet! 70% e legjislacionit të BE, në dispozicion të administratës publike

17 Maj 2023, 10:29| Përditesimi: 17 Maj 2023, 15:04

  • Share

Me hapjen e negociatave të Shqipërisë, një nga sfidat do të jetë njehsimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Për të përballuar sfidat e integrimit, 25 të rinj, pjesë e administratës publike do të trajnohen nga BE.

'Në fokus është rekrutimi, pavarësia dhe profesionalizmi. Në besojmë se merita duhet të jetë kriteri i vetëm i marrjes së statutit të nëpunësit publik. Reforma në administratën publike është në fokus'- tha Hohmann, ambasadore e BE-së në Tiranë.

'Për të qenë pjesë e administratës merita duhet të jetë kryefjalë. Ne duam që pavarësi të administratës publike.'- tha Baracq, ambasadore e Francës në Tiranë.

Njehsimi i legjislacionit në nivel qendror, do të pasohet në administratën vendore.

‘70% e legjislacionit të BE do të vihet në dispozicion të administratës publike qendrore. Të njëjtën gjë duhet të realizojmë edhe në administratën vendore.’- tha Hohmann.

‘Vendet që marrin pjesë në këtë nisëm, janë Italia, Gjermania, Franca, Kroacia dhe Sllovenia.’- tha Elisabeth Barsacq, ambasadore e Francës në Tiranë.

Programi i trajnimit të të rinjve financohet nga IPA dhe parashikon vizita në zyrat e administratës së BE, për të prekur nga afër punën në institucionet Europiane.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?