Afganët në Shqipëri

Politikë

Ambasadorja amerikane në OKB vlerëson rolin e Shqipërisë për shpëtimin e afganëve

21 Shtator 2021, 09:26| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 09:31

  • Share

SHBA- Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas -Greenfield ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në strehimin e afganëve të cilëve u rrezikohej jeta në atdheun e tyre nga regjimi taleban. Në takimin që pati më ministren  e Jashtme, Olta Xhaçka, Ambasadorja Greenfield vuri theksin te vazhdimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe aleatit të saj strategjik, SHBA, gjatë mandatit të ardhshëm të vendit tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Një takim i shkëlqyer sot me Ambasadoren e SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Greenfield!  Bisedë përmbajtësore dhe e frytshme për një sërë çështjesh në të cilat vendet tona po punojnë ngushtë së bashku.  Mirëpres thellimin e bashkëpunimit me miqtë dhe partnerët tanë strategjik gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, bëri me dije ministrja Xhaçka pas takimit.

Numri total i refugjatëve afganë që kanë ardhur në vendin tonë ka shkuar në 644. 'Qytet Studenti' ishte vendi i parë ku u akomoduan fillimisht afganët, i cili shërbeu vetëm si një vend tranzit, deri sa të përfundonin procedurat e regjistrimit dhe më pas ato janë strehuar në strukturat hoteliere. Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga kryeministri Edi Rama. Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët. Ato do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?