Ambasadori Zingraf dhe Vitore Tusha

Ambasadori Zingraf takim me Vitore Tushën: Të ngrihen sa më shpejt Gjykata Kushtetuese, pa të s'ka hapje të negociatave me BE-në

23 Shtator 2020, 09:40| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 11:37

  • Share

Ecuria e reformës në drejtësi dhe ngritja sa më parë e Gjykatës Kushtetuese ishin në fokus të takimit mes ambasadorit gjerman Peter Zingraf dhe Vitore Tushës, e cila është anëtarja me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese si dhe drejtuesja e KED që prej qershorit 2020.

Ambasadori Zingraf theksoi se pa Gjykatë Kushtetuese nuk ka hapje të negociatave dhe zhvillim të konferencës së parë ndërqeveritare, ndërsa shprehu mbështetjen dhe angazhimin e shtetit gjerman për reformën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe për ecurinë pozitive të saj me qëllim funksionimin sa më të shpejtë të institucioneve dhe plotësimin e kushteve për integrimin e Shqipërisë në BE

"Një Gjykatë Kushtetuese funksionale është e një rëndësie qendrore për demokracinë dhe besimin e shqiptareve dhe shqiptarëve në institucionet e tyre. KED-ja luan një rol të rëndësishëm në plotësimin e pozicioneve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Unë jam mirënjohës për shpjegimet e zonjës Tusha në lidhje me punën e KED-së përgjatë verës, që prej marrjes së funksionit të saj si dhe për hapat e mëtejshëm. Znj. Tusha solli në vëmendje rëndësinë e opinionit të Komisionit të Venecias për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Unë shpresoj se me plotësimin e vendeve të tjera të rivendoset mundësisht menjëherë funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese. Ky është një kriter i rëndësishëm edhe për çështjen se kur do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare për negociatat e pranimit në BE. Gjermania do ta mbështesë Shqipërinë edhe më tej në fushën e reformës në drejtësi“, tha Zingraf.

Ndërsa nga ana tjetqër Vitore Tusha evidentoi rëndësinë që mbart ringritja sa më shpejt Gjykatës Kushtetuese për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe procesin e integrimit të saj në Bashkimin Europian.

Tusha u ndal edhe në veprimtarinë e institucionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duke u fokusuar në ecurinë e procesit të përzgjedhjes dhe renditjes së kandidatëve për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti është edhe qëllimi i qeverisë e cila është shprehur se vendi të ketë shumë shpejtë një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Kjo gjë është kërkuar më herët edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. Një ditë më parë ministri gjerman për Çështjet Europian, Michael Roth tha se brenda muajit dhjetor mund të zhvillohen konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë.

1600845853_foto22025.jpg

Takimi mes Vitore Tushës dhe ambasadorit gjerman Zingraf

Komento

Komente

  • O tej: 23/09/2020 15:15

    Vitore Tusha koka e korrupsionit ne Drejtesi

    Përgjigju
  • ola: 23/09/2020 10:44

    MEDET NE DORE TE KUJT KA RENE GJ.K. KJO ESHTE IDIOTE DHE E PAAFTE !!!

    Përgjigju
    • K.M.: 23/09/2020 15:21

      Nuk është e qartë se çfarë duhet kuptuar me termin /gjykatë funksionale/.Në se pretendohet se me plotësimin e 6 anëtarëve nga kuvendi dhe presidenti,ajo nuk është as funksionale dhe nuk mund të quhet as gjykatë. Sipas kushtetutës gjykata kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë,të zgjedhur, ose të emëruar nga kuvendi, presidenti dhe gjykata e lartë, sipas një radhe të caktuar dhe jo nga 6, apo edhe nga 8 qofshin ata.Vetëm numri 9,është kushtetues dhe vetëm atëhere quhet gjykatë kushtetuese. Manovrat e tjera apo edhe prononcimet e disa juristëve apo funksionarëve të lartë që nisen nga interesat e tyre personale apo partiake, nuk përputhen me kushtetutën. Kush ka të drejtë t'i mohojë gjykatës së lartë, apo ta anashkalojë atë nga e drejta dhe detyra për zgjedhjen e 3 anëtarëve të gjykatës kushtetuese? Nëse pretendohet se sot gjykata e lartë nuk i ka numrat, atëhere lind nevoja e plotësimit të saj me numrin e nevojshëm të anëtarëve dhe këtë detyrë e të drejtë kushtetuta e vendit i a njeh vetëm presidentit të Republikës,o cili i emëron ata mbi bazën e propozimit të K.l.gj. Vetëm në këtë mënyrë hapet rruga për formimin e gjykatës kushtetuese dhe funksionimin e saj. Kushtetuta në nenin 133/2 përcakton qartë se vendimet e gjykatës kushtetuese janë përfundimtare, kur votohen nga shumica e të gjithë anëtarëve,dmth nga 9 anëtarët që votojnë. Pasi janë nominuar një për një dhe janë bërë të njohur të 9 anëtarët, gjykata kushtetuese është e plotë. Nëse në një mbledhje mungon për arësye të justifikuara një ose 3 anëtarë,këtu zbatohet kuorumi, dmth mbledhja bëhet dhe vendime merren edhe me më pak se 9 anëtarë, por pjestarët votues përfaqësojnë edhe ata që mungojnë, por që njihen publikisht. Në se gjykata kushtetuese nuk plotësohet me 9 anëtarë, ajo nuk është as gjykatë dhe as kushtetuese.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?