Pamje nga takimi i Papa Franceskut dhe Ivan Soltanovsky në Vatikan

Ambasadori rus në Vatikan: Papa dëshiron që misioni i kardinalit Zuppi të vazhdojë

18 Shtator 2023, 15:26| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 15:27

  • Share

1695043606_papa.jpg

Ambasadori i Rusisë në Vatikan, Ivan Soltanovsky, në një intervistë tha se gjatë një takimi që zhvilloi sot me Papa Françeskun, të cilit i dorëzoi letrat kredenciale, ai shprehu interesin për të vazhduar punën e kardinalit Matteo Zuppi për Ukrainën. 

Kështu raporton agjencia ruse e lajmeve, Ria Novosti në faqen e saj zyrtare në internet. Ambasadori rus raportoi gjithashtu se kishte diskutuar për çështje aktuale në agjendën ndërkombëtare, përfshirë situatën në Ukrainë, me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin. 

Të premten, ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, deklaroi se Zuppi do të udhëtojë sërish në Rusi, i cili po ashtu shtoi:

"Ne jemi të gatshëm të takojmë të gjithë”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky mbërrin në Nju Jork për Asamblenë e OKB-së! Kievi: Linja mbrojtëse ruse u prish në drejtim të Bakhmut! Moska: Goditen depot e raketave të uraniumit të varfëruar


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?