Alain Berset dhe Mustafa Nano

Ambasadori Nano i paraqet letrat kredenciale, Presidenti i Zvicrës: Bashkëpunim i shkëlqyer mes dy vendeve tona si anëtare jo të përhershme në KS

27 Nëntor 2023, 21:17| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 21:37

  • Share

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Zvicër, Mustafa Nano paraqiti sot Letrat Kredenciale tek Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset.

Pas dorëzimit të Letrave Kredenciale, Berset dhe Nano diskutuan mbi mundësitë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës, sidomos nevojën për të nxitur e thelluar bashkëpunimin ekonomik.

"Presidenti Berset nuk la pa përmendur bashkëpunimin e shkëlqyer të dy vendeve tona si anëtare jo të përhershme në KS të OKB-së", thuhet në një postim në rrjete sociale të faqes së ambasadës shqiptare në Zvicër.

Ambasadori Nano e cilësoi një privilegj përfaqësimin e Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?