Ambasadori i Italisë në Poloni, Luca Franchetti Pardo, vizitoi dy qendra refugjatësh ukrainas në Varshavë.
Dy qendrat, të mbështetura nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar, ofrojnë programe të asistencës ligjore, asistencë psikologjike për të rriturit, fëmijët dhe adoleshentët, konsulencë për proçedurat e legalizimit dhe ndihma moentare.
Në këtë vizitë mori pjesë edhe Përfaqësuesi i UNHCR-së në Poloni, Kevin Allen, i cili duke falenderuar Italinë për mbështetjen e madhe të ofruar për Organizatën, theksoi numrin e lartë të njerëzve që vazhdojnë të ikin nga Ukraina.
Ai tha se vetëm muajin e kaluar rreth 22 mijë persona aplikuan për mbrojtje të përkohshme në Poloni, dhe faktin se edhe sot më shumë se 900 mijë refugjatë ukrainas janë regjistruar këtu.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky takon Vuçiç: Folëm për paprekshmërinë e kufijve! Ursula von der Leyen: I dhurojmë Ukrainës edhe 1.5 miliardë euro shtesë
S.S/ReportTv.al