Ministri Balla dhe ambasadori Bucci

Ambasadori italian takim me Ballën: Konfirmova mbështetjen e Italisë në lutën kundër krimit të organizuar

18 Korrik 2023, 16:22| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 16:28

  • Share

Ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci ka zhvilluar një takim me ministrin e ri të Brendshëm Taulant Balla.

Ka qenë ambasadori Bucci që ka ndarë fotot nga takimi ndërsa shkruan se u konfirmua edhe njëherë mbështetja e Italisë për Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar.

Ndër të tjera, Bucci ka uruar Ballën për detyrën e re.

I pari takim pune midis Ambasadorit Bucci dhe Ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla. Rinovohet mbështetja e Italisë për Shqipërinë kundër çdo forme paligjshmërie dhe krimi të organizuar. Janë të shumta programet dhe projektet mes dy Vendeve tona. Urime Ministrit për detyrën e re dhe prestigjioze!

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?