Arben Kraja dhe Fabrizio Bucci

Ambasadori italian mbështet SPAK: Realizimi i reformës në drejtësi, thelbësore për vendin dhe integrimin

18 Qershor 2020, 18:09| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 18:14

  • Share

"Italia mbështet plotësisht punën e SPAK dhe të gjithë kolegëve tuaj në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit", ishte mesazhi që ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci dha për SPAK.

Ambasadori Bucci zhvillo ditën e sotme një takim me Drejtuesin e SPAK, Arben Kraja, duke theksuar rëndësinë e realizimit të reformës në drejtësi është thelbësor jo vetëm rikthimin e besimit të tyre në institucionet e drejtësisë, por edhe për vendet mike të Shqipërisë që e mbështesin atë në procesin e anëtarësimit në BE.

Ky takim u zhvillua në vazhdën e mbështetjes intensive që, ndër vite, Italia i ka ofruar e vazhdon t’i ofrojë Shqipërisë në rrugëtimin e kësaj drejt integrimit evropian, në konsolidimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe përforcimin e shtetit të së drejtës.

Gjatë takimit Ambasadori përsëriti mbështetjen e plotë të Italisë për punën e Prokurorit dhe të të gjithë kolegëve të tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Prokurori pranoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis Italisë dhe Shqipërisë në sektorin gjyqësor, tregues konkret i të cilit janë si veprimtaritë e përbashkëta hetimore në vijim e sipër, ashtu edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit me Drejtorinë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm, e nënshkruar menjëherë pas ardhjes së tij në detyrë dhe ka përsëritur impenjimin maksimal të zyrës së tij për të arritur, pavarësisht vështirësive të lidhura me fazën fillestare të punës, rezultate konkrete e të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në vijim, Ambasadori pati mundësinë t’u shprehte mbështetjen e Italisë edhe Prokurorëve të SPAK të pranishëm në Zyrë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?