Ambasadori italian, Fabrizio Bucci dhe guvernatori Gent Sejko

Ambasadori italian i shkon në zyrë Sejkos: Takim i shkëlqyer, në ndërtesën simbol të arkitekturës italiane

13 Shkurt 2020, 16:49| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 17:19

  • Share

TIRANË- Ambasadori italian, Fabrizio Bucci, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i pari dypalësh pas marrjes së detyrës nga diplomati në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetëm Bucci, i cili pas takimit ka treguar përshtypjet në rrjetet sociale, ku duket se përveç asaj që është diskutuar një rëndësi ka edhe ndërtesa në të cilënqëndroi bashkë me Sejkon përreth një orë.

"Takim i gjatë e i frytshëm me Guvernatorin Sejko brenda një ndërtese të shkëlqyer, simbol i ndikimit të arkitekturës italiane në Tiranë midis së shkuarës, së tashmes e së ardhmes, shkruan ambasadori i Italisë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?