Ambasadori i SHBA në Serbi, Hill: Do të doja që Serbia të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur

12 Tetor 2023, 14:27| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 14:28

  • Share

Ambasadori i SHBA në Serbi, Christopher Hill gjatë fjalës së tij në Konferencën e Sigurisë së Beogradit, do të donte që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, por sipas tij problemi është më kompleks se kaq. 

“Do të doja që Serbia të kuptojë dhe të njohë se Kosova është shtet i pavarur, por problemi është më kompleks se kaq”, tha Hill, raporton N1. 

Sipas tij, është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohet se çfarë ndodhi më 24 shtator gjatë sulmit të armatosur nga serbët në Banjskë të Kosovës.

“Si gjëja e parë drejt zgjidhjes së problemit, ne duhet të mbajmë me të vërtetë përgjegjës përgjegjësit për atë që ndodhi, në mënyrë që të mos përsëritet më”, tha Hill

Hill tha se hapi i dytë do të ishte qetësimi i situatës në veri të Kosovës dhe më pas gjetja e zgjidhjes politike.

“Është e rëndësishme që SHBA dhe BE të përpiqen bashkërisht të zgjidhin problemet e Ballkanit Perëndimor. Kosova është ende një problem shumë i vështirë për një arsye. Njerëzit thonë se Serbia thjesht duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur, ta kapërcejë atë dhe të vazhdojë përpara. Unë gjithashtu do të doja që ajo ta bënte këtë, por fakti është se problemi është shumë më kompleks”, tha Hill.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?