Mikhail Afanasiev

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson

26 Prill, 18:29| Përditesimi: 26 Prill, 18:48

  • Share

Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Mikhail Afanasiev ka përfunduar sot misionin e tij diplomatik dhe është larguar drejt Moskës.

Lajmin e bën me dije Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri. Tashmë postin e të ngarkuarit me Punë i Rusisë në vendin tonë do ta mbajë Sergey Lysikov.

“Sot, më 26 prill, Shkëlqesia e Tij Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Mikhail Afanasiev përfundoi misionin e tij diplomatik dhe u nis për në Moskë. Ministri Këshilltar i Ambasadës, Sergey Lysikov është emëruar I Ngarkuari me Punë i Rusisë në Shqipëri”, lajmëron Ambasada ruse në Tiranë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?