Vincenzo Del Monaco

Ambasadori i ri i OSBE-së takon Ramën dhe Metën: I lumtur të mbështes proceset demokratike dhe të punoj krah për krah me institucionet shqiptare

17 Nëntor 2020, 20:58| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 21:02

  • Share

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori i ri Vincenzo Del Monaco, ditën e sotme ka zhvilluar takime me Kryeministrin, Edi Rama dhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Lajmi është bërë i ditur nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri me anë të një postimi në rrjete sociale, e cila shkruan se ambasadori është shprehur i kënaqur të mbështesë proceset demokratike dhe të punojë krah për krah me institucionet shqiptare, shoqërinë civile dhe median

"Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, zhvilloi sot takime me Kryeministrin, Edi Rama dhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

 Në takime, ambasadori Del Monaco tha se ishte shumë i lumtur të ndodhej në Shqipëri dhe të shërbente për OSBE-në në vend, duke mbështetur proceset demokratike dhe duke punuar krah për krah me institucionet shqiptare, shoqërinë civile dhe median", shkruhet në njoftim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 18/11/2020 08:30

    Mos , na sollen edhe kete italianin tjeter dhe tani u be mafie e pathyeshme ketu .Ky ka ardhur te beje ndonje dore $ bashke me Sorecen e te pasurojne jeten seksuale me keto ministreshat shqiptare .Jemi bere proktektorat i ketyre pepinove plehra e mafioze ne vend qe te shohim drejt vendeve te perparuara e serioze te BE.

    Përgjigju
  • Beni: 18/11/2020 05:29

    Ky mos t'kaloj ne prishje,aq shume i lumtur qenka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?