Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i OSBE, Guido De Sanctis

Ambasadori i OSBE-së takon Ramën në Kryeministri: Presim një bashkëpunim të madh

20 Janar 2023, 20:01| Përditesimi: 20 Janar 2023, 20:09

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij në Kryeministri, ambasadorin e OSBE-së,  Guido De Sanctis. Në postimin e bërë nga diplomati, shprehet se është diskutuar mbi prezencën e OSBE në Shqipëri, e cila është e pranishme jo vetëm në institucionet shqiptare, por edhe në vetë shoqërinë në implementimin e reformave.

Në fund, pas falënderimeve, Guido De Sanctis shprehet se pret një bashkëpunim të madh mes OSBE-së dhe Shqipërisë.

“Kam kënaqësinë që takova sot Kryeministrin Edi Rama dhe të diskutojmë me të, OSBE në Shqipëri gjithnjë e pranishme për institucionet dhe shoqërinë e Sqhipërisë në rrugën e Reformave.  Faleminderit për mirëpritjen në Shqipëri dhe presim një bashkëpunim të madh”, shkruan Ambasadori Guido De Sanctis.

Guido De Sanctis erdhi në Shqipëri në dhjetor të 2022.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?