Vincenzo Del Monaco

Ambasadori i OSBE, Del Monaco: Kuvendi i Shqipërisë, ndër parlamentet e para në Evropë dhe në rajon që reagoi shpejt ndaj COVID

5 Mars 2021, 20:32| Përditesimi: 5 Mars 2021, 20:35

  • Share

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, vlerësoi Kuvendin e Shqipërisë si një ndër parlamentet e para në Europë dhe rajon që reagoi shpejt ndaj nevojave të COVID. Del Monaco tha se OSBE ka bashkëpunuar me Kuvendin duke i dhënë mbështetje teknike, që mundësoi organizimin e takimeve të komisioneve parlamentare përmes mjeteve të komunikimit elektronik.

“Më 2020, pandemia Covid-19 vështirësoi shumë sfera të jetës e të punës në mbarë globin. Por Kuvendi i Shqipërisë ishte një ndër parlamentet e para në Evropë dhe në rajon që reagoi shpejt dhe iu përshtat nevojave dhe sfidave të reja. Me krenari, ne punuam së bashku me Kuvendin duke i dhënë mbështetje teknike, gjë që mundësoi organizimin e takimeve të komisioneve parlamentare dhe strukturave të tjera përmes mjeteve të komunikimit elektronik. Kjo përshtatje e shpejtë me teknologjinë dixhitale u vlerësua si praktikë e mirë edhe nga Komisioni Evropian në Raportin Vjetor 2020, si dhe në Raportin e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). Sfidat e 2020-s u shndërruan në mundësi, duke shtuar transparencën dhe pjesëmarrjen e qytetarëve”, tha Del Monaco.

Ambasadori Del Monaco tha se Prezenca e OSBE-së dhe Kuvendi kanë lidhje të forta dhe se jeta parlamentare e Shqipërisë është e një përparësie kyçe për Prezencën e OSBE-së. Ai kujtoi se Prezenca filloi të bashkëpunojë me Kuvendin që në vitin 2003 për hartimin e rregullores së Kuvendit, e cila është ende në fuqi që prej 2004-s, me ndryshimet e nevojshme përgjatë viteve.

Ambasadori i OSBE i bëri këto deklarata në hapje të konferencës shkencore ndërkombëtare “Roli i parlamenteve në vendimmarrjen publike në të shkuarën dhe të tashmen në Shqipëri”.

Konferenca u organizua nga Kuvendi, në bashkëpunim me Prezencën e Shqipërisë dhe ambasadën e Zvicrës, me rastin e 101-vjetorit të miratimit të Rregullores së Parë të Kuvendit të Shqipërisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?