Meta dhe ambasadori Anatol Cebuc

Politikë

Ambasadori i Moldavisë, Anatol Cebuc i paraqet Letrat Kredenciale, Meta: Të forcojmë bashkëpunimin

29 Tetor 2021, 10:54| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 10:57

  • Share

Presidenti Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Moldavisë, Anatol Cebuc me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi Ambasadorit Cebuc suksese në misionin e tij në Shqipëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kreu i shtetit theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit politik, ekonomik e tregtar dhe shfrytëzimin e mundësive reciproke në interes të qytetarëve tanë.

“Bashkëpunimi mes dy vendeve edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare rajonale dhe shumëpalëshe është i rëndësishëm”, - theksoi Presidenti Meta.

 

Foto nga takimi në Presidencë

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?