Dritan Abazoviç

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë i dërgon letër Abazoviç, i bën thirrje të shpëtojë vendin

6 Shtator 2020, 18:49| Përditesimi: 6 Shtator 2020, 18:52

  • Share

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha i është drejtuar me një letër të hapur liderit të koalicionit “E zeza në të Bardhë”, Dritan Abazoviç.

Në letrën e tij, Dinosha thotë se tashmë ka ardhur dita që Mali i Zi të shpëtohet nga Abazoviç dhe i ka bërë thirrje që të mos bashkohet me njerëzit të cilët kanë qenë dhe janë kundër pavarësisë së Malit të Zi.

Në letrën e tij ambasadori thekson se Mali i Zi, në qeverisjen e Frontit Demokratik mund të venitet ngadalë.

Po ashtu, në letër shkruhet se po i drejtohet Dritanit në emrin tij personal, si mik i të atit të ndjerë dhe si një shqiptar që ka kaluar beteja në skenën politike./ Përgatiti Suada Mehmetaj

Komento

Komente

  • Iris: 07/09/2020 03:01

    Kini kujdes me kete z.Abazovic,ndoshta e kam gabim ,por me duket si Trump e Martin Shkreli te bashkuar ne nje person te vetem,populist,bombastik,vanitoz ,shokues,percares,i gatshem te shkele mbi kufoma.Do te jete shume interesante te shikohet si do jete fati I Malit te Zi dhe cfare pasoja do kene veprimet e tij aty,ne Kosove,e me gjere ne rajon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?