Politikë

Ambasadori i Holandës merr zyrtarisht detyrën në Shqipëri, pritet nga presidenti Ilir Meta

26 Gusht 2021, 14:52| Përditesimi: 26 Gusht 2021, 15:30

  • Share

TIRANË- Ambasadori i Holandës, Reinout Vos ka marrë zyrtarisht detyrën në Shqipëri, ndërsa është pritur nga presidenti Ilir Meta me rastin e paraqitjes së letrave kredinciale.

Nisur nga situata e zjarreve në vend, Ilir Meta ka falenderuar ambasadorin për mbështetjen e dhënë me helikopter për shuarjen e zjarreve.

Sakaq, në takimin e tyre, Presidenca bën me dije se është diskutuar edhe mbi qëndrimin e fundit inkurajues të Holandës dhe të Parlamentit të saj për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe mbështetjen, që Holanda i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Kreu i shtetit  vlerësoi rritjen e investimeve holandeze në Shqipëri dhe nënvizoi nevojën e qëndrueshmërisë dhe vijueshmërisë më tej të bashkëpunimit ekonomik e tregtar me këtë vend të rëndësishëm dhe shfrytëzimin e potencialeve ekzistuese në interesin e përbashkët.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?