Silvio Gonzato dhe Holta Zaçaj

Ambasadori i BE-së takon Holta Zaçajn: Gjykata Kushtetuese, institucion kyç për demokracinë në Shqipëri

15 Prill, 19:30| Përditesimi: 16 Prill, 15:12

  • Share

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta Zaçaj, priti në një takim zyrtar Kreun e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadorin Silvio Gonzato

Përmes një postimi në rrjetin spocial X Gonzato bën me dije se kanë biseduar për mbështetjen e plotë për "institucionin më të lartë të drejtësisë në vend", duke iu referuar Gjykatës Kushtetuese.

“Diskutuam për punën e Gjykatës Kushtetuese dhe bashkëpunimin tonë të ardhshëm në mbështetje të këtij institucioni kyç të sistemit demokratik të Shqipërisë”, shkruan ambasadori i BE-së në Tiranë.

Kurse në një njoftim nga zyra e shtypit në Gjykatën Kushtetuese bëhet me dije se gjatë takimit, Zaçaj ndau me Ambasadorin përpjekjet e vazhdueshme të Gjykatës për të forcuar efektivitetin e vendimmarrjes dhe veprimtarisë së saj.

"E ndal edhe te disa prej arritjeve më kryesore të kësaj periudhe si hartimi i Udhërrëfyësit të parë të Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, transmetimi i seancave gjyqësore në live stream, përmirësimi i komunikimit të Gjykatës me median dhe publikun nëpërmjet organizimit të konferencave për shtyp pas vendim-marrjeve më të rëndësishme etj.

Nga ana e tij, Ambasadori Gonzato, duke e vënë theksin në rëndësinë që mbart realizimi me sukses i reformave, si dhe niveli i ndërveprimit me autoritetet publike dhe shoqërinë civile për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, shprehu angazhimin për mbështetjen e veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese, si një institucion kyç për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, promovimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës."

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?